Vizita e ministres së Integrimit


Klajda-Gjosha-Albanian-Integration-MinisterMarrja e statusit të vendit kandidat, për ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, ishte një sfidë shumë e rëndësishme, të cilën ne e kapërcyem dhe për këtë sigurisht mbështetja e Gjermanisë ka qenë mjaft e madhe. Deklaratën e saj, ministrja Gjosha e bëri gjatë takimit që ajo zhvilloi dje me Florian Hahn, anëtar i Bundestagut, kryetar i grupit parlamentar të Unionit Kristian-Social për Çështje të Jashtme, Mbrojtjen, Çështje të Bashkimit Europian, të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare. Më tej, Gjosha ka theksuar se këtë hap pozitiv përpara, për procesin e integrimit ne e konsideruam një shtysë edhe më të fortë për të vazhduar përpjekjen tonë, reformat, në mënyrë që sa më shpejt të kalojmë në hapin e radhës.