Gjykata e Apelit ka vendosur të ulë dënimin për ish-deputetin Mark Frroku, nga 7.5 vite burg që ishte dënuar, në 6 vite.


Më 21 prill 20178 Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 7 vite dhe 6 muaj burg ish-deputetin, Mark Frroku, i cili u arrestua në pranverën e 2016


Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni. Por provat në mbështetje të kësaj akuze u konsideruan të pamjaftueshme nga ana e trupit gjykues.


Ish deputeti u gjet fajtor nga Gjykata për tre akuza të tjera, atë për “Pastrim të parave”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Ndërtim të paligjshëm me qëllim përfitimi”.


Këtij dënimi ju shtua gjithashtu dhe ai i ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë kohore 4 vjeçare.


8 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)