Njohës të mirë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, këta gjyqtarë cilësohen si ekspertët më të mirë për sa u përket çështjeve ligjore
Kandidati
Anëtari i gjykatës, Xhezair Zaganjori, u propozua nga mazhoranca e bashkuar për të qenë presidenti i ri i vendit. Ai u dorëhoq nga ky propozim, pas refuzimit që i bëri opozita.
Në deklaratat e pasurisë së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese bie në sy rritja e të ardhurave të tyre të përvitshme, si pasojë e mësimdhënies dhe po kështu botimeve e ekspertizave të shumta. Njohës të mirë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, këta gjyqtarë cilësohen si ekspertët më të mirë për sa u përket çështjeve ligjore. Këto njohuri përkthehen më pas në të ardhura për anëtarët e gjykatës, që ka si funksion interpretimin e Kushtetutës së Shqipërisë.
Bashkim Dedja
Rivlerësim i banesës me sipërfaqe 98 m2-18 080 056 lekë
euro – 9500
Sponsorizim për librin “Maqellara-thesar i qëndresës dhe kulturës kombëtare” me autor Aqif Ademin – 50 000 lekë
Paga si kryetar i Gjykatës Kushtetuese – 2 511 649 lekë
Paga si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës – 55 800 lekë
Xhezair Zaganjori
Paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese – 2 080 400 lekë
Të ardhurat nga mësimdhënia dhe udhëheqja e diplomave të masterit – 1 228 000 lekë
Të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja e diplomave në UET – 4950 euro
Të ardhura nga seminare dhe konferenca shkencore – 770 euro dhe 112 000 lekë
Të ardhura nga anëtarësia në Këshillin për Arsimin e Lartë dhe Shkencën – 227 000 lekë
Të ardhura nga botimi “Shteti i së drejtës në Kushtetutën e Shqipërisë” – 1500 euro
Të ardhura nga botimi i librit “Jurisprudencë e praktikuar ndërkombëtare” – 282 000 lekë
Të ardhura nga botimi i librit “ABC e Bashkimit Europian” – 750 000 lekë
Të ardhura nga botimi “Çështje të së drejtës administrative” – 450 euro
Altina Xhoxhaj
Paga si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese – 2 080 378 lekë
Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës si eksperte trajnimi – 18 000 lekë
Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës si pedagoge e jashtme -28 800 lekë
Paga si eksperte për ndryshimin e Kodit të Procedurës Civile – 900 euro
Petrit Plloçi
Paga vjetore në Gjykatën Kushtetuese – 2 011 208 lekë
Kredi për blerje apartamenti – 1 381 891 lekë
Kredi për blerje apartamenti – 5 000 000 lekë
Vitore Tusha
Të ardhura nga paga dhe shpërblime – 2 080 378 lekë
Të ardhura nga mësimdhënia, Universiteti “Wisdom” – 333 378,07 lekë
Të ardhura nga mësimdhënia, Universiteti jo publik “Luarasi” – 9000 lekë
Të ardhura nga mësimdhënia, Universiteti jo publik “Ilyria” -85 000 lekë
Të ardhura nga mësimdhënia, Universiteti jo publik “Justicia” -29 634 27 lekë
Pagë eksperti trajnimi vëzhgues i gjyqtarëve në Shkollën e Magjistraturës – 25 200 lekë
Pagesë në favor të shoqërisë për porositjen e një apartamenti me sipërfaqe 118 m2 – 5000 euro
Sokol Berberi
Depozitë bankare nga shitjet në një pallat banimi në Pogradec -800 000 lekë
Të ardhura nga lëshimi me qira i një apartamenti – 2000 euro
Paga nga pozicioni si anëtar i Gjykatës Kushtetuese – 2 080 378 lekë
Paga si pedagog, Universiteti jo publik “Luarasi” – 122 400 lekë
Pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës – 46 440 lekë
Trajnime me avokatët – 38 000 lekë
Kredi të paguar për blerje apartamenti – 3 360 euro
Kredi të paguar për arredimin e apartamentit – 2 670 euro
Vladimir Kristo – Paga vjetore si anëtar i Gjykatës Kushtetuese – 2 080 378 lekë. Paga si pedagog, Universiteti jo publik “Luarasi” – 54 000 lekë
Shpresa Beçaj – Kryetarja e Gjykatës së Lartë deklaron se gjatë vitit të shkuar ka përfituar një pagë 2 milionë, si pasojë e pozicionit të saj.
Majlinda Andrea – Gjyqtarja deklaron se ajo ka përfituar një pjesë shtesë aksionesh pranë shoqërisë “Ganti Import” shpk, pasi ka shlyer me 400 mijë lekë ortakun.
Evelina Qirjako – Ka deklaruar se vetëm nga qiratë brenda vitit 2011 ka përfituar rreth 54 mijë euro dhe 1 milion lekë. Gjyqtarja e kësaj gjykate thekson se disponon 5 apartamente.
Arjana Fullani – Bashkëshortja e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë thekson se vijon të ketë një borxh prej 6 milionë lekësh, si pasojë e blerjes së një toke are me sipërfaqe 840 m2.