Shkatërrohet grupi kriminal që vepronte në Belgjikë, ku ishte i përbërë nga 13 shtetas shqiptarë dhe 2 të huaj.
Operacioni i policisë dhe forcave speciale RENEA i përqendruar në Shkodër dhe Belgjikë, është finalizuar sot në mëngjes, duke e goditur këtë strukturë kriminale, e cila ishte e specializuar në vjedhje dhe grabitje me dhunë.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, operacioni është koordinuar mes dy vendeve dhe ndërhyrja është bërë njëkohësisht sot në mëngjes në lagjet periferike të Shkodrës dhe në qytetin e Leuvenit në Belgjikë.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme, së bashku me prokurorin Adnan Xholi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, ka konfirmuar se: “Pas një letër-porosie të Prokurorisë së Belgjikës, policia shqiptare, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 150 mijë euro cash, 4 armë automatike, 2 pistoleta 1 pushkë, bizhuteri floriri, 3 makina luksoze dhe 2 motorë”.
Sipas zëdhënëses për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, “banda kryente vjedhje jashtë vendit dhe paratë e fituara nga aktiviteti i paligjshëm i transferonte në Shqipëri. Shumat dërgoheshin në familjet e tyre përmes bankave ose gjendje cash. Personat e arrestuar kanë krijuar pasuri të paligjshme dhe dyshohet se kanë bashkëpunëtorë. Autoritetet belge kanë dy vjet që hetojnë këtë grup kriminal për vjedhje, grabitje me dhunë armëmbajtje pa leje”.
Të arrestuarit
1.Besmir Allushi
2.Gentian Sylaj
3.Denis Sylaj
4.Erald Agajçi
5.Leonard Velaj
6.Zamirjan Meti
7.Elis Rroshkodoli
8.Gentiana Burgaj
9.Elis Sylaj
10.Siditian Sylaj
11.Avenir Hasanaj
12.Përparim Isufaj
13.Gledis Agolli
14.Qatip Amal
15.Torosian Edgard