Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka pranuar zgjatjen e afateve të paraburgimit, pjesërisht, prej 2 muaj e 15 ditë për personat që kryen grabitjen në Rinas, më 9 prill.
Së fundmi, në prangat e policisë kanë rënë edhe dy vëllezërit Eldi dhe Klemend Cala, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim Talo Cela.
Me dy muaj e 15 ditë janë zgjatur afatet e hetimit për shtetasit Oltion Veseli, Alkon Bengasi, Ragim Hajdini, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe Saimir Cela.
Supergrabitja ka ndodhur rreth orës 15.00 brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku dyshohet të jenë marrë rreth 10 milionë euro, edhe pse shuma mund të jetë më e madhe.
Policia tha nw atw kohw se grabitësit kanë hyrë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Ata dyshohet të kenë pasur informacion për vlerat monetare të bankave të nivelit të dytë që do të niseshin nga Shqipëria me avion për në Vjenë, ndërkohë që dyshohet të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të brendshëm në aeroport.
Autorët kanë mundur të shkojnë deri në barkun e avionit me pasagjerë që nisej për në Vjenë, aty ku në pjesën e bagazheve kanë bërë grabitjen teksa paratë kalonin nga makinat e blinduara për në avion. Mundën të dalin sërish nga aeroporti ndërsa janë ndjekur më tej nga forcat e policisë të cilave u janë përgjigjur me armë.
Nga përplasja mbeti i vrarë një ngra grabitësit, ndërsa të tjerët vrapuan në këmbë duke u larguar bashkë me thasët me para ku i priste një tjetër automjet.