Athinë


Me ndërhyrjen e deputetit Pirro Dhima, alokohet fondi për rreth 3500 shqiptarë me kartë homogjeni


Dhima – Deputeti i PASOK, Pirro Dhima, zhvilloi një interpelancë me ministrin e Punës ku ka kërkuar rihapjen e fondit të pensioneve


Zgjedhjet – Rishpërndarje e pensioneve për minoritarët me vlerë 360 euro rastis edhe me afrimin e fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit


SportistiMenjëherë sapo ka marrë ndihmën financiare nga Bashkimi Europian dhe institucionet financiare ndërkombëtare, Athina pritet të nisë pagesën e pensioneve për minoritarët në Shqipëri. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e Greqisë, të cilat ia kanë atribuuar këtë nismë deputetit të PASOK-ut, Pirro Dhima, sportistit të njohur, i cili është shqiptar nga Himara, por që ka ndryshuar shtetësinë, pasi shteti helen i dha mundësinë ta përfaqësojë në ekipin kombëtar të peshëngritjes. Mediat greke kanë bërë të ditur dje se  Organizata për Sigurimin Bujqësor ka dhënë pensionin për 767 mijë pensionistët e “Epirit të Veriut”. OGA, sipas faqes “Aftonomi”, ka paguar një faturë nga 360 euro për rreth 3500 të moshuar që kanë të ashtuquajturën “kartën e homogjenit”. Një lajm i tillë vjen pas një interpelance në Parlament që deputeti i PASOK-ut, Pirro Dhima, ka zhvilluar me Ministrin e Punës, Sigurisë dhe Kujdesit, John Vroutsi ku u diskutua masat për ndihmën ekonomike për minoritetin grek në Shqipëri. Dhima ka paraqitur shqetësimet e tij për masat e qeverisë për këtë çështje dhe kanë rënë dakord për një zgjidhje. Ministri Vroutsi e ka siguruar deputetin e PASOK-ut se do të gjendet një zgjidhje e re dhe se së shpejti propozimin e tij do t’ia paraqesë ministrit të Financave.


Propozimi i iniciuar nga Dhima është hartuar në bashkëpunim me organizatat e minoritetit grek në Shqipëri. Për shkak të ndikimit të krizës financiare, qeveria greke u ka hequr të drejtën e pensionit apo ndihmës ekonomike shumë familjeve që jetojnë në Shqipëri. Pirro Dhima, i cili është shpallur tre herë kampion bote në peshëngritje ka lindur në Himarë. Ai emigroi në Greqi në vitin 1991 dhe një vit më pas mori shtetësinë greke. Titujt i ka fituar me flamurin grek. Në fund të vitit të shkuar, u ndërprenë pensionet për shkak të krizës greke. Megjithëse nuk u deklarua si shkak kriza, është i kuptueshëm veprimi i fundit i kësaj banke, që i lë pa pension 3500 pensionistë shqiptarë. Kjo është një përpjekje për ta “eksportuar” krizën edhe jashtë kufijve, përderisa efektet e saj financiare shtrihen edhe ndër të ashtuquajturit “vorio-epirotë”, apo “homogjenë”.