Një nga ish-të burgosurit politikë, Gjergj Ndreca, ndër organizatorët kryesorë të grevës së urisë, i ka vënë flakën vetes në tentativë për tu vetëflijuar. Teksa sot mbushen 17 ditë nga greva e urisë, Ndreca ka vendosur të ndërmarrë aktin e vetëflijimit në gjendje të dëshpëruar. Ndreca mësohet se i ka vënë flakën vetes me benzinë, ndërkohë që grevistët e tjerë kanë ndërhyrë për të shuar flakët.
Mësohet se në tentativë për të shuar flakët, grevistit Llazi Koçi, i ka rënë të fikët. Ish- të burgosurit politikë janë dërguar menjëherë në repartin e djegieve në QSUT me makina të rastit, ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë. Një ditë më parë, grevistët e urisë paralajmëruan zhvillimin e një proteste para Parlamentit. Ata kanë nisur një grevë urie që prej mbrëmjes së 22 shtatorit dhe kërkojnë nga qeveria mbajtjen e premtimeve për shpërndarjen e dëmshpërblimin të viteve të burgut.
8 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)