shullaziDrejtoria e Burgjeve ka transferuar nga burgu 302 grupin e Shullazit. Burime nga kjo drejtori bëjnë me dije se Emiljano Shullazi është transferuar në paraburgimin e Elbasanit. Ai do të qëndrojë në sektorin VIP ku ka qëndruar Vladimir Gjuta.


Blerim Shullazi është transferuar në paraburgim 313, tek ‘Jordan Misja’. Ndërkohë, miku i Shullazit, Gilmando Dani është transferuar në burgun e Fushë-Krujës.


Ndaj tre te akuzuarve rëndojnë vepra të rënda kriminale. Ata u shoqëruan në polici pas kërcenimit të kandidatit për rektor të UT, Mynur Koni fillimisht për të dhënë sqarime dhe më pas ndërhyrjes së Prokurorit të Përgjitshëm ndaj Shullazit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij u vendos arrestimi, si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal.


26 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)