Që prej muajit mars e deri më tani pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë janë të mbyllura për shkak të pandemisë Covid 19. Por qetësimi i situatës në të dy vendet ka risjellë në vëmendje lëvizjen, e aq më tepër, kur tashmë turizmi është në nisje të tij dhe të dy vendet e kanë të bazuar një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së tyre tek ky sektor.
Pikërisht për këtë arsye, biznesi i ka kërkuar qeverisë të hapë kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore bëri sot Lidhja e Biznesit të Veshjes së Gatshme Greqi.
Duke u referuar në fazën e përgjithshme të lehtësimit të masave, “SEPE” ka kërkuar të lejohen të kalojnë pa karantinë e para 15 qershorit profesionistët e bizneseve anëtare të Lidhjes, në këto vende.
Ndalimi i qarkullimit për shtetas grekë e të huaj që drejtojnë apo punojnë mes dy vendeve në biznese kryesisht eksportuese dëmton rëndë sektorin duke thelluar krizën e madje kërcënuar mbijetesën.
Nga ana e tij, kryeministri grek Mitsotakis ka theksuar sot se përderisa ecuria e pandemisë e lejon, kufijtë tokësorë të Greqisë do të hapen gradualisht për të gjithë turistët e lejuar, deri në 15 qershor.
SEPE i drejtohet me letër të hapur 4 ministrave të Greqisë, të Ekonomisë, Zhvillimit, Mbrojtjes së Qytetarit dhe ministrit plotësues të kryeministrit.