Sekuestrohen 31 kg hashash, shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike Arven Çuni, 32 vjeç, banues në fshatin Letaj, Has. Burime nga policia bëjnë me dije se Çuni u shpall në kërkim pasi duke lëvizur me mjetin tip “Benz” me targa M 794 TDA, në aksin rrugor Golaj-Krumë, sapo ka pikasur policinë, ka braktisur mjetin si dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij,  në pjesën e bagazhit,  ju gjet dhe  bllokua në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e llojit  kanabis sativa. Policia ka mundur që ta identifikoje e për pasojë po punohet për kapjen e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 31 kg  hashash – si dhe u bllokua automjeti tip mjetin tip “Benz” me targa M 794 TDA. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.


1 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)