Gjykata e Lezhës vendosi që deputeti demokrat, Mhill Fufi, të paguajë një shumë prej 162.600 lekë për pistoletën e humbur tre vite më parë. Veç kësaj, gjykata detyron deputetin që të paguajë edhe shpenzimet e procesit gjyqësor. “Detyrimin për shlyerjen e dëmit pasuror të shkaktuar si rezultat; humbje e armatimit, pistoleta bereta 9 mm me numër 18453Z, që vlerësohet në shumën 150.000 lekë, si dhe fishekë 9 mm copë 30, me një çmim 420 lekë për copë e barabartë me 12.600 lekë në shumën totale 162.600 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës. Në vitin 2013 Mhill Fufit i humbi pistoleta dhe ai deklaroi se ia kishin grabitur armën disa persona që i kishin thyer xhamin e makinës.
