
48-vjeçari që u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual të një fëmije 5-vjeç pak ditë më parë sot është lënë në burg pa afat. Gjyqtarja Kostika Çobanaqi pranoi kërkesën e prokurorit Tasim Puci duke lënë në burg 48-vjeçarin.
I arrestuari Sokol Kapinova e ka gënjyer me ëmbëlsira dhe kumbulla vajzën së bashku me motrën e saj 7-vjeçe, për t’i futur në shtëpinë e tij, ku edhe ka ndodhur ngacmimi seksual.
Ato po luanin në oborrin përpara pallatit, në momentin kur 48-vjeçari i mashtroi dhe më pas i ka futur në shtëpi. Në këtë moment, 7-vjeçarja ka filluar të bërtasë për ndihmë. Ngacmimi seksual ndaj 5-vjeçares ndërkohë është vërtetuar edhe nga analiza mjekësore.
Sokol Kapinova ishte fqinj me familjen e dy vajzave të mitura. Nga banorët e lagjes ai njihej gjithashtu si përdorues i rregullt i alkoolit.
I akuzuari u mbrojt nga një avokat i zgjedhur kryesisht, pasi nuk është në gjendje ekonomike.