Të paktën 48 persona kanë mbetur të plagosur, pesë në gjendje të rëndë në një incident hekurudhor të ndodhur në Barcelonë, në Spanjë.


Sipas shtypit lokal, që citon autoritetet e Mbrojtjes Civile, një tren i ardhur nga Sant Vicenc de Calders (Tarragona), nuk ka arritur të frenojë dhe është në përplasur në fund të binarit në Estacion de Franca. Incidenti hekurudhor ka ndodhur në orën 07:15 lokale.


Të paktën 18, mes personave të plagosur janë dërguar në spital ose në qendra mjekësore të zonës, ndërsa 30 të tjerëve u është dhënë ndihma e parë në vendngjarje. Për momentin nuk dihen arsyer e incidentit.


28 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)