KOMISIONIKa nisur nga puna komisioni hetimor për të ashtuquajturin “incident i Vjenës” mes kreut të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka. Opozita nuk ka dërguar asnjë përfaqësues, ndërsa mazhoranca miratoi rregulloren, sekretaren e këtij komisioni dhe datën për mbledhjen e radhës.


Në nisje të mbledhjes, kreu i këtij komisioni, Fatbardh Kadilli, ka deklaruar se do të kryhet një hetim i plotë, i thellë e të paanshëm. “Ky incident kapërcen kufijtë e një incidenti, është cënuar dinjiteti i jo vetëm një diplomati, por edhe i Shqipërisë në opinionin ndërkombëtar. “Opozita nuk ka dërguar përfaqësues të saj në këtë komision. Kam përgjegjshmëri që me punën e këtij komisioni të adresojmë edhe qëndrimet e fshehura publikisht edhe nga opozita rreth asaj që ndodhi në akademinë diplomatike të Vjenës. Siguroj Ramën që kemi vullnet t’ju dëshmojmë shqiptarëve të vërtetën dhe asgjë më shumë”, tha Kadilli.


Në mbledhje u vendos që ditën e enjte të miratohet lista e personave që do ftohen në këtë komision hetimor.


30 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)