kamlesh-2Një grua në Indi është shpërfytyruar për gjithë jetën nga bashkëshorti, sepse familja e saj nuk i dha pajë.  Kamlesh Rathore, 25 vjeçe nga Shahjahanpur i Indisë, i tha burrit të saj Sanjeev Rathore, 27 vjeç se do të merrte një pajë prej 50 mijë rupi, (550 paund), si pajë për martesën.


kamlesh-3Paja është një traditë  indiane dhe ajo mund të jetë në para, stoli, tokë e të tjera, që familja e nuses i jep dhëndrit me rastin e martesës.  Kamlesh tha: “Ai më  ngacmonte mua çdo ditë për pajën. Më kërkonte vazhdimisht shumën e parave prej 50 mijë rupi, por unë ia përsërisja shpesh se babai im ishte shumë i varfër dhe nuk mund ta përballonte një shumë të tillë.


kamleshAi nuk më dëgjonte dhe më kërcënonte se do të më priste hundën. Ai më ka qëlluar mua prej vitesh. Më ka gjuajtur me rrip, me pantofla, shkopinj e të tjerë dhe gjithmonë më ka torturuar. Më ka kërkuar që të punoj si prostitutë dhe më kërcënonte se do më shiste.  Ai ishte gjithmonë i dehur” tregoi gruaja.


Më 14 shtator 2016, Kamlesh ishte duke gatuar kur Sanjeev nisi që të bërtasë dhe të më kërkojë  sërish paratë. Pas kësaj i preu edhe hundën dhe i tha:- “Tani do të mbetesh gjithmonë kështu”.


17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)