Disa infermierë që kërcenin, teksa mbanin atë që duket se është një kufomë e COVID-19 janë paraqitur në një video të re TikTok.


Dhe këto pamje kanë marrë kritika nga përdoruesit e rrjeteve sociale pasi siç është thënë “lë shije të keqe” sepse duket se “kënaqen” me shpërthimin e koronavirusit.


Sipas Daily Mail, katër infermierët nuk janë identifikuar dhe nuk ka asnjë indikacion se ku ndodhen ose nëse trupi që mbajnë është i vërtetë.