Lojëra të rrezikshme ato të Wuhanit, thotë La Repubblica. Që në muajin tetor, sipas të përditshmes italiane, koronavirusi mund të ketë goditur mes 10,000 atletëve që morën pjesë në Lojërat Ushtarake Botërore, të mbajtura pikërisht në qytetin kinez ku shpërtheu epidemia.


Në mesin e shumë prej atyre që kanë pasur simptoma të cilat i atribuohen virusit që gjunjëzoi botën, është edhe fituesi olimpik I skermës në Pekin 2008, Matteo Tagliariol, pjesë e delegacionit italian të përbërë nga rreth 200 njerëz.


“Kur filloi të flitej për virusin, dhe pashë shenjat, thashë me vete: atje e kam marrë. Jam 37 vjeç, jam sportist, kalova një gjendje vërtet shumë të keqe krahasuar me standardet e mia”.


Matteo flet për një grupi shumë të cudtishëm dhe shumë ngjitës. “Kur u ktheva në Itali, isha i sëmurë për tre javë. Sëmundja ishte tejet virulente, me patologji të rrugëve të frymëmarrjes. Jam asmatik dhe gripi ka tendencën të më prekë bronket, por këtë radhë nuk u përmirësova as pas antibiotikëve. Pas tre javësh më iku e nuk u kthye më”, rrëfen sportisti. Partnerja e tij, Martina Batini, pati gjithashtu simptoma, por më të lehta.


“Mund të them se, në krahasim me një grip normal, ai zgjati shumë dhe ishte shumë i forte”, shprehet ajo. Ankesa të ngjashme kishte dhe francezja Elodie Clouvel, që kanë qenë gjithashtu atëherë për Lojrat Ushtarake. Sipas një hetimi të të përditshmes franceze, L’Equipe, të paktën dy atletë që përfaqësuan vendin në lojërat e Wuhanit, kanë patur probleme serioze me frymëmarrjen dhe një mjek ushtarak i ka diagnostikuar si simptoma të dukshme të koronavirusit.


Të dhënat në internet tregojnë se edhe Shqipëria është përfaqësuar në këto lojra me pesë atletë që kanë ardhur madje dhe me një medalje bronxi.