Policia italiane ka arrestuar 27-vjeçarin me origjinë shqiptare Klodian Nikolli , të ashtuquajtur Doktor K, i specializuar për vjedhje në shtëpitë luksoze.
Sipas policisë, Nikolli godiste kryesisht shtëpitë luksoze të veriut të Italisë ku grabiste zakonisht ora luksi, piktura antike apo bizhuteri me diamante, shkruan Corriere della Sera.
Të gjitha objektet janë vjedhur në shtëpitë e Milanos, ku ai arrinte të hynte me mjeshtërinë e një hajduti dhe në sajë të pamjes së pafajshme: flokët të rregullt, fytyrë e pastër, xhaketë dhe kravatë dhe elokuenca e mirësjellja me të cilën paraqitej.
Kjo nuk është hera e parë kur “Doktor K” ka rënë në prangat e policisë italiane. I akuzuar për disa vjedhje të ndryshme në provincën e Lombardisë, Nikolli u deportua njëherë në Shqipëri në vitin 2016, por më pas ishte rikthyer sërish në Itali.
Në shtëpinë e tij iu gjetën 4 mijë euro dhe objekte të vjedhura me vlerë si piktura, byzylykë floriri dhe ora të ndryshme.