Një grua me origjinë shqiptare është masakruar në Itali nga bashkëshorti i saj për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin kohët e fundit me njëri tjetrin.


Mediat italiane milano.corriere. raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Busto Arsizio (Vareze) në orën 16:30.


Autori, Muhamed Vrapi, 62 vjeç, ka vrarë gruan Diana Vrapi Koni, 52 vjeçe, duke e goditur me një thikë kuzhine 15 herë në trup.


Ka qenë vetë 62-vjeçari ai që ka njoftuar policinë, e cila kur ka mbërritur në shtëpinë e çiftit, e ka gjetur të mbuluar nga gjaku. Bashkëshorti ka pranuar menjëherë krimin.


Tragjedia ndodhi në shtëpinë e tyre, në rrugën “Goito”, në qendër të Busto Arsizios, ku të dy prej pak kohësh kishin rritur tre fëmijët e tyre në Itali pas transferimit nga Durrësi, qyteti i vendlindjes.


Ata kishin marrë edhe nënshtetësinë italiane me gjithë fëmijët, dy djem dhe një vajzë, të gjithë të rritur, të cilët jetonin secili më vete.


Që gjërat shkonin keq, kjo u konfirmua edhe nga një prej fëmijëve të tyre, i cili ka rrëfyer për hetuesit: “E kisha këshilluar mamanë time të qëndronte larg nga ajo shtëpi”, – ka thënë i riu.


14 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)