Orteku u dëborës në Itali i ka marrë jetën disa personave. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Pesakara. “Ka shumë të vdekur”, tha Antonio Crocetta, kreu i një ekipi të shpëtimit.

Ndërkohë raportohet se në hotelin Rigopiano kishte mbi 30 persona, të cilët rezultojnë të zhdukur. Ata kanë mbi 24 orë nën dëborë dhe fati i tyre nuk dihet.

Ndërkohë Italia Qendrore u godit nga një sërë tërmetesh të mërkurën dhe dridhje të tjera janë raportuar gjatë natës.
19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)