Një urdhër-arresti është ekzekutuar sot në mëngjes nga agjentët e Komandës Provinciale të Guardia di Finanzas së Leçes kundrejt 19 anëtarëve të dyshuar të një organizate italo-shqiptare, që merreshin me trafikun e hroinës, kokainës dhe marijuanës.
Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar drogë, armë zjarri kallashnikov dhe municione. Arresimet e 19 personave janë ekzekutuar me urdhër të prokurorit të sektorit të antimafias së Prokurorisë së Leçes Guglielmo Cataldi.
Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur, por mediat italiane shkruajnë se banda vepronte prej kohësh në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, nga ku fitoheshin miliona euro.
13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)