Një ngjarje e çuditshme dhe e frikshme ka ndodhur në Itali, me një 24-vjeçar shqiptar, që ka tmerruar autoritetet me veprimin e tij.


Eduart Nezha, i akuzuar për vjedhje ka rrezikuar jetën e tij për t’i shpëtuar prangave të policisë. Ai është ka guxuar të dalë nga dritarja e katit të pestë, pasi policia e Parmës ushtroi kontroll në shtëpinë e dajës së tij me inicialet T. D.


“ParmaPress24” shkruan se 24-vjeçari duke u kacavjerrë në ulluqet e shiut u përpoq t’i shmangej karabinierëve, por plani i tij dështoi.


Nezha ra nga ulluku dhe u lëndua. 24-vjeçari u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në masë arresti.


Mjekët kanë bërë të ditur se Nezha pësoi plagë e thyerje në disa pjesë të trupit.


Megjithatë vëllai i tij 22-vjeçar arriti t’ia mbathë, ndërsa policia sekuestroi në shtëpinë e dajës së tyre një shumë parash, celularë dhe ora ‘Rolex’, që arrinin vlerën e 40 mijë eurove.


21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)