Euro 2012: Spanja Kundër Italisë në Shifra.
Spanja dhe Italia e nisën kampionatin Europian të Futbollit 2012 kundër njëra-tjetrës me një ndeshje të vlefshme për Grupin C që përfundoi 1 me 1. Ato do ta mbyllin sonte në finale.
La Roja do të përpiqet të bëhet skuadra e parë që fiton tre trofe të rëndësishme radhazi, pasi ka fituar Euro 2008 dhe Kupën e Botës 2010.
Italia, e cila ka fituar Kampionatin Europian vetëm një herë më 1968, mund ta ndalojë Spanjën sonte dhe të realizojë trofeun e parë të rëndësishëm pas Kupës së Botës 2006.
“Spanja është kritikuar si një skuadër e mërzitshme gjatë këtij turneu, por besoj se kjo ka ndodhur vetëm se ato nuk kanë luajtur sipas mënyrës që njerëzit i pëlqejnë. Kjo i bën njerëzit kritikë, por unë nuk mendoj se spanjollët meritojnë ndonjë koment negativ,” thotë Jurgen Klinsmann.
Statistikat i japin barazim
Italia dhe Spanja po përballen me njëra-tjetrën për herë të 31-të. Italianët kanë 10 fitore, spanjollët 8 dhe 12 ndeshje kanë qenë barazim. Por Italianët nuk janë mposhtur kurrë nga Spanja në një turne të madh (me përjashtim të penalltive) dhe kanë realizuar tri fitore e katër barazime. Pavarësisht kësaj, Spanja arriti t’i mposhtë Italianët më 2008 me anë të penalltive.
Cesare Prandelli është përballur me Spanjën dy herë si trajner i Italisë dhe nuk ka shënuar humbje deri më sot. Italia e mposhti Spanjën në njëmiqësore të gushtit 2011 dhe barazoi në ndeshjen hapëse të Europianit 2012.
Duke dëshmuar për gjendjen e jashtëzakonshme të mesfushës spanjolle, si dhe për gjendjen e jashtëzakonshme të sulmit italian, Spanja është përballur vetëm 12 herë gjatë të gjithë Europianit me goditje të drejtpërdrejta në portë. Por gjashtë prej këtyre goditjeve u pësuan në ndeshjen e parë kundër Italisë.
Të dyja skuadrat janë rekord në numrin e goditjeve brenda kuadratit gjatë këtij kampionati, Italia ka 99 goditje ndërsa Spanja 86.
Spanja në shifra
La Roja do të bëhet skuadra e parë që fiton dy herë radhazi kampionatin Europian në rast se mposht italianët sot. Në të shkuarën, Bashkimi Sovietik doli në finalet e vitit 1964 pasi kishte fituar kampionatin e mëparshëm, por u mposht. Gjermania Perëndimore pati të njëjtin fat kur u mposht më 1976.
Spanja nuk ka pësuar asnjë gol në 900 minuta lojë të të gjitha kampionateve të rëndësishme të luajtura në fazën kualifikuese, rekord që nisi në çerek-finalet e Euro 2008.
Rruga e Spanjës drejt Finales
Grupi C:
Spanjë 1-1 Itali
Spanjë 4-0 Irlandë
Spanjë 1-0 Kroaci
Çerekfinalet:
Spanjë 2-0 Francë
Gjysëmfinalet:
Spanjë 0-0 Portugali (Spanja fiton me penallti 4-2)
Spanja ka patur mbrojtjen më të mirë të mundshme gjatë Euro 2012 me vetëm një gol të pësuar. Gjatë dy ndeshjeve të fundit, (kundër Francës dhe Portugalisë), të dy kundërshtarët arritën të realizojnë vetëm një goditje në portë.
Spanjollët kanë dominuar në kontrollin e topit në shtatë ndeshjet e Kupës së Botës 2012 dhe pesë ndeshjet e Euro 2012.
Secili nga pesë lojtarët e Spanjës (Xavi, Xabi Alonso, Sergio Busquets, Andres Iniesta and Sergio Ramos) kanë realizuar më shumë pasime të sakta se sa edhe lojtari më i mirë i Italisë, Andrea Pirlo (320 pasime).
Andres Iniesta ka realizuar më shum goditje në portë pa arritur të shënojë.
Cesc Fabregas dhe Santi Cazorla janë dy zëvendësuesit më të përdorur në historinë e kampionateve evropiane.
Italia ka rekordin për dënimet që ka marrë gjatë këtij turneu, gjithsej 15. Spanja ka marrë 10 dënime.
Italianët kanë shkaktuar 79 ndërhyrje të parregullta ndërsa Spanja, 66.
Kjo është finalja e 9 e Italisë në një turne të rëndësishëm (tre Europianë, gjashtë botërorë). Ata kanë fituar pesë nga nëntë përballjet.
Rruga e Italisë drejt Finales
Grupi C:
Itali 1-1 Spanjë
Itali 1-1 Kroaci
Itali 2-0 Irlandë
Çerekfinalet:
Itali 0-0 Angli (Italia fiton me penallti 4-2)
Gjysëmfinalet:
Itali 2-1 Gjermani
Të kaltrit nuk janë mposhtur në 15 ndeshje që kanë luajtur nën drejtimin e Cesare Prandelli: Kanë fituar 10 dhe barazuar 5.
Sulmuesi Mario Balotelli ka më shumë goditje në portë gjatë Euro 2012, gjithsej 10.
Portieri Gianluigi Buffon ka luajtur 24 ndeshje në turne të rëndësishme, e barabartë kjo me rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Dino Zoff, por është ende katër ndeshje më pak nga rekordi i portierëve më jetëgjatë që mbahet nga spanjolli Iker Casillas (28).

