Shqipëria ka humbur me rezultatin 3-0 përballë Izraelit. Ndeshja e zhvilluar në Elbasan Arena nisi me vrull për lojtarët kuqezi, por për fat të keq nuk shkoi mirë.
Shqipëria i ka dhënë lamtumirën vendit të tretë në grup, por edhe shanseve për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë.
Kuqezinjtë zhvilluan ndeshjen më të dobët në këto eliminatore përballë një kundërshtari relativisht të lehtë, por dalja e dy lojtarëve me kartona të kuq dhe gafat në mbrojtje i dhuruan fitore Izraelit.
Ishim duke zhvilluar minuta të mira, madje kishim rrezikuar me Balajn, kur sulmuesi i Izraelit Zahavi u shkëput në kundërsulm në minutën e 18 dhe në tentativë për ta ndaluar, Gjimshiti shkakton faull brenda zonës dhe kryesori i ndeshjes e ndëshkon mbrojtësin tonë me të kuq, ndërsa akordon 11-metërsh. Zahavi ekzekuton saktë dhe kalon Izraelin në avantazh.
Megjithëse me një lojtar më pak, kombëtarja kuqezi arriti të gjejë forca duke reaguar, por goli nuk erdhi.
Ishte minuta e 55, kur sërish kryesori gjerman i takimit bëhet sërish protagonist. Pas një nxehje gjakrash mes Berisha dhe sulmuesit Zahavi, Arbitri ndëshkon me kartonin e kuq portierin tonë dhe akordon sërish 11-metërsh. Por Alban Hoxha, i sapo futur, arrin të pres penalltinë e goditur nga Zahavi.
Megjithatë përveç arbitrit kundër Shqipërisë në këtë ndeshje duket se ishte dhe fati. Pasi në minutën e 66 izraelitët dyfishojnë me një gol mjaft me fat, pasi topi i grushtuar nga Hoxha përplaset në këmbët e njërit prej lojtarëve kundërshtar dhe përfundon në rrjetën tonë.
Në minutën e 84, Atar shënoi edhe golin e tretë për Izraelin duke e vulosur rezultatin në 0-3.
Pjesa e parë
Në Elbasan Arena po luhet ndeshja Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Botërorin Rusi 2016.
Skuadra izraelite ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë me Zahavin në minutën e ‘18 nga pika e penalltisë. Faulli i shkaktuar nga Berat Gjimshiti e largoi atë me karton të kuq.
Kuqezinjtë me 10 lojtarë nuk kanë mundur ta përmbysin rezultatin në favor të tyre duke i mbyllur 45 minutat e pjesës së parë me rezultatin 0-1 për Izraelin…
12 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)