Përfundon procesi i numërimit në disa bashki dhe nga rezultatet e deritanishme shihet se kandidatët e së majtës kanë fituar në pjesën më të madhe të njësive të reja vendore. Ja rezultati i kandidatëve fitues:
Tiranë (ASHE)
Në bashkinë e Tiranës ka fituar me një diferencë mbi 40 mijë vota kandidati i ASHE, Erjon Veliaj me 159787 vota ose 53.62 % kundrejt atij të APPD, Halim Kosova me 116056 vota ose 38.95 %,
Durrës (ASHE)
Në bashkinë e Durrësit ka fituar kandidati i ASHE, Vangjush Dako me 52819 vota ose 57.13 % kundrejt kandidates së koalicionit të djathtë APPD, Grida Duma me 39641 vota ose 42.87 %.
Vau i Dejës (APPD)
Në bashkinë e Vaut të Dejës ka dalë fitues kandidati i APPD, Zef Hila me 8585 vota ose 55.35 %. kundrejt Gjok Lleshit të koalicionit të majtë ASHE, me 6926 vota ose 44.65 %.
Dropull (APPD)
Në bashkinë e Dropullit ka fituar kandidati i koalicionit të djathtë, APPD, Ahilea Deçka, ndërkohë që Hristo Duci (i pavarur) ka marrë
2127 vota ose 37.13 % dhe Kostaq Ziso (PBDNJ), 923 vota ose 16.11 %.
Kurbin (ASHE)
Në Kurbin ka rezultuar fitues me një diferencë të thellë kandidati i ASHE, Artur Bardhi, 11192 vota ose 82, 87% kundrejt kandidatit të dorëhequr të PD, Altin Biba me 2313 vota ose 17, 18%.
Devoll (APPD)
Në bashkinë Devoll ka fituar kandidati i APPD, Bledion Nallbani me 7606 vota ose 51, 55% kundrejt kandidatit të ASHE, Kosta Qaja me 7150 vota ose 48, 45 %.
Tepelenë (ASHE)
Ka përfunduar numërimi i votave për bashkinë e Tepelenës ku kandidati i ASHE, Tërmet Peçi ka marrë 4051 vota ose 56%, ndërkohë që kandidati i koalicionit të djathtë APPD, Veip Çela ka marrë 1910 vota ose 25, 63 %, ndërsa kandidati i pavarur Dritan Memushaj ka marrë 1288 vota ose 18% të votave.
Pogradec (APPD)
Numërimi i votave ka përfunduar edhe në bashkinë e Pogradecit, ku fituar kandidati i koalicionit të djathtë APPD, Eduard Kapri me 17646 vota kundrejt Diana Miles së ASHE me 16024 vota.
Kukës (APPD)
Bashkia e Kukësit fitohet nga kandidati i koalicionit të djathtë APPD, Bashkim Shehu me 21979 vota ose 56.06 %, ndërkohë që kandidati i koalicionit të majtë, ASHE, Hasan Halilaj ka marrë 10887 vota ose 43.99 %.
Has (ASHE)
Në bashkinë Has fiton Adem Lala me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kundërshtari i së djathtës, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%. Në garë për këtë bashki ishte edhe kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj, i cili mori vetëm 0.97% të votave.
Delvinë (ASHE)
Në Delvinë Rigels Balili i ASHE-së, mori 72.8% të votave, ndërsa kandidati i APPD, Dhurim Alinani mori 27.2% të votave.
Peqin (ASHE)
Edhe Bashkia e Peqinit është fituar nga një kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili arriti të merrte 9020 vota, ndërsa Albert Kreçi kandidati i APPD mori 4284 vota.
Pukë (ASHE)
Puka do të drejtohet nga Gjon Gjonaj, kandiati i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai është zgjedhur kryetar bashkie me 3847 ose 50.6%. Kundërshtari i tij Rrok Dodaj i Aleancës Popullore Për Punë dhe Dinjitet mori 3750 vota ose 49.4%
Fushë Arrëz (ASHE)
Në Fushë Arrëz diferenca ishte 66 vota mes kandidatit të ASHE-së Frani Tuci dhe Gëzim Vata i APPD.
Kolonjë (ASHE)
Në Kolonjë, Arben Malo i ASHE-së ka marrë 4435 vota ose 53.45 % të tyre, ndërsa Viktor Duro, kandidat i APPD-së, 3708 vota – 44.69 %. Kandidati i PSD-së, Paqësor Cane ka marrë vetëm 154 vota – 1.86 %.
Klos (APPD)
Në përfundim të numërimit të votave në Bashkinë Klos fitues u shpall kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Basir Çupa, me rreth një mijë vota më shumë se kandidatja e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Valbona Kola. Kandidati i djathtë fitoi 5.127 vota kundrejt 4.097 votave të siguruara nga kandidatja Kola. I kthyer në përqindje rezultati i votimit është 55,58% për Çupën, 44.42 për qind për Kolën.
Belsh (ASHE)
Përfundon numërimi edhe në Belsh, ku fitues ka dalë Arif Tafani i ASHE-së me 45.51%, ndërsa Asqeri Kuqja i APPD-së ka marrë 38.45% të votave.
Roskovec (ASHE)
Përfundon numërimi edhe në Roskovec, Majlinda Bufi e ASHE-së fitoi 52.39% të votave, Gëzim Çaushi i APPD-së, 47.61% të votave.
Pustec (ASHE)
E para njësi vendore që ka përfunduar procesin e numërimit të votave është Bashkia e Pustecit. Aty është shpallur fitues kandidati i koalicionit të majtë, Edmond Themelko, i cili ka fituar 80.0% të votave. Ai kishte përballë Miallaq Aspostollovskin i mbështetur nga koalicioni opozitar. Pusteci është një njësi e re vendore e përbërë kryesisht nga minoriteti maqedonas.
Përmet (ASHE)
Përfundon numërimi në Përmet, fiton kandidati i APPD-së, Niko Shupuli, me 58.58% të votave. Gilberto Jaçe i ASHE-së mori 38.53% të votave.
Libohovë (ASHE)
Në Libohovë ka fituar bindshëm kandidatja e së majtës, Luiza Mandi me 72. 23% të votave. Kundërshtari i saj, i koalicionit APPD, mori 27.77% të votave.
Konispol (ASHE)
Mbyllet numërimi i votave në Bashkinë e Konispolit, ku fitues ka dalë Shuaip Beqiri, i përzgjedhur nga PDIU dhe njëkohësisht kandidat i përbashkët i Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Beqiri ka marrë 1928 vota, ose 49.49%. Kundërshtarët tij, si Anastas Guda i PBDNJ ka marrë 655 vota-16,81%, Ismail Murtaj i APPD-së mori 1.292 -33,16% dhe kandidati i pavarur Fatmir Shero mori vetëm 21 vota-0.54%.
Vorë (APPD)
Në Vorë ka fituar me 239 vota plus Fiqiri Ismaili i Partisë Demokratike. Ishte kutia e fshatit Bërxullë ajo që i dha goditjen e fundit kandidatit të ASHE-së, Luan Sallaku, në të cilën janë gjetur 101 vota në favor të kandidatit të djathtë.
Himarë (ASHE)
Në Bashkinë e Himarës ka dalë fitues Jorgo Goro i ASHE-së, me 4.747-55,59%, ndërkohë që ka lënë pas me 2412 vota diferencë konkurrentin kryesor të PBDNJ-së, Fredi Belerin. Ky i fundit ka marrë 2335 vota- 27.35%. Kandidatja tjetër Lefteri Prifti siguroi 596 vota dhe kandidati i pavarur Vladimir Kumi, 861 vota.
Mirditë (ASHE)
Ndërsa në Mirditë, Ndrec Dedaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka fituar garën për bashkinë e Mirditës përballë Gjergj Prengës së Aleancës popullore për Punë e Dinjitet. Dedaj ka marrë 8377 vota ose 55,37% ndërsa Prenga ka marrë 6751 vota ose 44,63%.
Tropojë (APPD)
Në Tropojë ka fituar kandidati i së djathtës, Besnik Dushaj me 5810 vote-51,94%. Kundërshtari i ASHE-së ka grumbulluar në këtë garë 4992 vota-44.63%, ndërsa kandidati i pavarur Agron Demushi ma marrë vetëm 383-3,42%. Numri i votave të pavlefshme ishte 247, ndërsa pjesëmarrja e votuesve ishte 53.49%.
Selenicë (ASHE)
Në Bashkinë e Selenicës ka fituar kandidati i së djathtës, Përparim Shametaj, Ai mori 6.096 vota ose 53,83%. Kundërshtari i së majtës, Kasëm Cenaj mori 5.07 ose 44,84%, ndërsa kandidatja e pavarur Alma Golemaj mori vetëm 151 ose 1,33%.
Cërrik (ASHE)
Në Cërrik ka fituar kandidati i ASHE-së, Altin Toska me 9268 vota, ose 59,33%. Kundërshtari i së djathtës Qamil Boja mori 6352 vota, 40,67%.
Poliçan (ASHE)
Në Poliçan ka fituar kandidati i ASHE-së, Adriatik Zotkaj me 4.754, përkthyer 72,55%, ndërsa kundërshtari i tij Florian Qama i së djathtës mori 1.799 vota, ose 27,45% të tyre.
Ura Vajgurore (ASHE)
Në Urën Vajgurore ka fituar Juliana Memaj e ASHE-së, me 9.019 ose 58,29%. Kundërshtari i saj Bujar Hoxhaj, i APPD-së, ka marrë 6.454 ose 41,71%. Numri i votave të pavlefshme ishte 353, ndërsa pjesëmarrja e votuesve ishte 53,74%.
Maliq (ASHE)
Bashkia e Maliqit do të drejtohet nga kandidati i ASHE-së, Gëzim Topçiu, i cili ka marrë 52.9% të votave (12.481), kundrejt rivalit të tij demokrat Xhevdet Belishta të APPD, që mori 47.1% të votave (11112).
Mallakastër (APPD)
Në Bashkinë e Mallakastrës ka fituar kandidati i djathtë i koalicioni APPD Agron Kapllanaj, i cili ka marrë 9413 vota ose 54.9%, kundrejt rivalit të majtë të koalicioni ASHE, Shyqyri Kapllani, i cili ka marrë 7734 vota ose 45.1%.
Gramsh (ASHE)
Bashkia e Gramshit do të drejtohet në 4 vitet e ardhshme nga një femër. Në krye të saj është zgjedhur Luljeta Dollani e ASHE-së, e cila ka marrë 8662 vota, ose 59,31%. Kundërshtari i saj i APPD-së, Kodhel Çala mori 5.943 ose 40,69%. Numri i votave të pavlefshme ishte 332 ndërsa pjesëmarrja e votuesve ishte në masën 55.85%.
Skrapar (ASHE)
Në Skrapar ka fituar kandidati i së majtës, Nesim Spahiu me një diferencë të thellë, duke marrë 6.879 ose 86,33%. Ndërsa kundërshtari i tij politik i APPD-së, Hajredin Bakiasi mori 1.089 ose 13,67%. Në Skrapar morën pjesë në votime 55,53% të qytetarëve.
Shijak (ASHE)
Ka përfunduar numërimi i votave për Bashkinë e Shijakut dhe fitues është shpallur kandidati i Aleancës Europiane për Shqipërinë, Ardian Kokomani me 59.4% të votave, kundrejt kandidatit të djathtë, Redi Saraçi i cili merr 39.19% të votave.
Memaliaj (ASHE)
Në Bashkinë e Memaliajt do të vazhdojë të udhëheqë sërish e majta, ku edhe kësaj here kandidati i saj Durim Rroshi fitoi me 2768 vota, kundrejt rivalit demokrat Sadik Xhelili, i cili mori 720 vota.
Lushnjë (ASHE)
Në bashkinë e Lushnjës ka fituar kandidati i koalicionit të majtë ASHE, Fatos Tushe me 11592 vota ose 53.88%, ndërsa kandidati i koalicionit të djathtë APPD, Darien Xhindoli ka marrë 9923 vota ose 46.12 %.
Sarandë (ASHE)
Në bashkinë e Sarandës ka fituar kandidatja e ASHE, Florjana Koka me 8503 vota ose 54.09%, kundrejt kandidatit të APPD, Kreshnik Bozho me 7217 vota – 45.91 %.
Rrogozhinë (ASHE)
Në bashkinë e Rrogozhinës ka rezultuar fitues kandidati i koalicionit të majtë ASHE, Beqir Nuredini, me 6919 vota ose 55.13 %, ndërkohë që kandidati i APPD, Eqerem Deliu ka marrë 5387 vota ose 42.92 %, ndërsa Arben Ajdini i PSD ka marrë 244 vota ose 1.94 %.
Mat (APPD)
Në bashkinë Mat ka fituar kandidati i APPD, Nezir Rizvani me 7040 vota ose 50.61 %, kundrejt kandidates së koalicionit të majtë, ASHE, Adelia Farici me 6870 vota ose 49.39 %.
Këlcyrë (ASHE)
Në bashkinë e Këlcyrës ka fituar kandidati i ASHE, Klement Ndoni, me 2415 vota ose 50.74 %, kundrejt kandidatit të pavarur, Bujar Fezga që ka marrë 2264 vota ose 47.56 %, ndërsa Hazbi Kasaj (PMDPSH) ka marrë 81 vota ose 1.7 %.
Finiq (MEGA)
Në bashkinë e Finiqit ka fituar Leonidha Hristo i partisë MEGA me 4326 vota ose 52.51 %, kundrejt Jani Babit të PBDNJ me 3910 vota ose 47.46 %, ndërkohë që Lefter Karajani i APPD ka marrë 2 vota ose 0.02 %.
Gjirokastër (ASHE)
Është mbyllur numërimi i votave në Gjirokastër, ku është shpallur fituese kandidatja e ASHE-së Zamira Rami, e cila është shpallur fituese me 54%të votave kundrejt rivalit të saj, Igli Kokalari të koalicionit APPD, i cili mori 46% të votave.
Fier (ASHE)
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Fierit, ku fitues është shpallur Armando Subashi, i koalicionit të majtë. Subashi ka marrë thuajse 55% të votave ndaj Enkelejd Alibeajt të koalicionit APPD, me një diferencë prej 10 mijë votash më shumë.
Elbasan (ASHE)
Qazim Sejdini rikonfirmohet në krye të bashkisë së Elbasanit, duke fituar me 15 mijë vota më shumë se rivali i tij demokrat Ardjan Turku. Kandidati i ASHE-së, ka marrë rreth 37 mijë vota.
Librazhd (ASHE)
Në bashkinë e Librazhdit ka fituar me një diferencë të thellë kandidati i koalicionit të majtë ASHE, Kastriot Gurra me 10590 vota ose 65.12 %, kundrejt kandidatit të APPD, Fadil Brazhda me 4396 vota ose 27.03 %, ndërkohë që Shefki Çota nga AP ka marrë 1276 vota ose 7.85 %.
Korçë (ASHE)
Në bashkinë e Korçës ka fituar kandidati i ASHE, Sotiraq Filo me 25235 vota ose 59.08 % kundrejt Gjergji Meros të koalicionit të djathtë APPD me 17479 vota ose 40.92 %.
Përrenjas (ASHE)
Në bashkinë e Përrenjasit ka fituar kandidatja e koalicionit të majtë, ASHE, Miranda Rira me 7042 vota ose 58.29 %, kundrejt kandidatit të koalicionit të djathtë APPD, Bajazit Karriqi me 5040 vota ose 41.71 %.
Vlorë (ASHE)
Kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës do të jetë zyrtarisht Dritan Leli. Pas mbylljes së procesit të numërimit të votave, kandidati i majtë i ASHE-së, ka fituar me 32514 vota, kundrejt rivalit të tij demokrat, Genc Deromemaj, i cili ka marrë 17267 vota. Një diferencë prej 15 mijë votash ajo e Lelit kundrejt Deromemajt.
Lezhë (ASHE)
Në Bashkinë e Lezhës ka fituar kandidati i koalicionit të djathtë, APPD, Fran Frrokaj me 21391 vota ose 55.56 %, kundrejt Viktor Tushaj të ASHE me 17111 vota ose 44.44 %.
Patos (ASHE)
Në bashkinë e patosit ka rezultuar fituese kandidatja e koalicionit të majtë ASHE, Rajmonda Balilaj me 9379 vota ose 61.79 %, kundrejt kandidatit të APPD, Luan Mustafaj me 5800 vota ose 38.21 %.
Divjakë (ASHE)
Në bashkinë e Divjakës ka fituar kandidati i koalicionit të majtë ASHE, Fredi Kokoneshi me 9667 vota ose 54.92 %, kundrejt kandidatit të koalicionit të djathtë APPD, Irakli Gorreja me 7936 vota ose 45.08 %.
Bulqizë (ASHE)
Ka përfunduar numërimi i votave në Bulqizë, ku ka fituar kandidati i ASHE-së i propozuar nga LSI-ja, Milaim Damzi me 9276 vota, kundrejt rivalit demokrat të APPd-së, Durim Balla me 7266 vota.
Kuçovë (ASHE)
Në bashkinë Kuçovë ka fituar kandidati i ASHE, Selfo Kapllani me 16823 vota ose 57.81 %, kundrejt kandidatit të koalicionit të djathtë, APPD, Myslim Haxhi, me 11985 vota ose 41.18 %, ndërsa Ramiz Oboni (FM) ka marrë 294 vota ose 1.01 %.
Dibër (ASHE)
Pas 12 vjetësh nën hegjemoninë e të djathtëve, qarku i Dibrës do t’i përkasë të paktën për 4 vitet e ardhshme koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane. Kandidati i majtë për kryetar bashkie, Shukri Xhelili, ka fituar kundër rivalit të tij demokrat Ilir Krosi, i cili rikandidonte për mandatin e katërt. Kanë mbetur edhe 5 kuti votimi për t’u numëruar dhe Xhelili kryeson me 500 vota plus.
Krujë (ASHE)
Përfundon numërimi i votave në Krujë, ku fitues ka dalë kandidati i ASHE-së, Artur Bushi. Ai mori në total 18.362 ose 54,59%. Rivali i tij i APPD-së, Hamdi Pasha mori 15.274 ose 45,41%.
Kavajë (ASHE)
Elvis Rroshi ka fituar me 16.540 vota ose 63,61%. Engjëll Cara i APPD-së, ka grumbulluar në total 9.464 ose 36,39%. Sipas rezultati zyrtar, Rroshi ka marrë 7076 vota më shumë se rivali i tij politik.
Berat (ASHE)
Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Bashkisë së Beratit, ku ka fituar kandidati i majtë i koalicionit ASHE, Petrit Sinaj, me 19174 vota, kundrejt rivalit demokrat të APPD-së, Kasëm Mahmutaj, i cili mori 15577 vota.
Kamëz (APPD)
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Kamzës, ku fitues është shpallur kandidati i djathtë i APPD-së Xhelal Mziu, i cili ka fituar me një numër prej 2.700 votash para rivalit të tij të majtë, Safet Gjici. Mziu ka marrë 23867 vota, kundrejt 21233 votave të mara nga Gjici.
Vijon…
23 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)