Ilir KerniIlir Kerni ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Tetarit Kombëtar të Operës dhe Baletit, TKOB.


Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi të papritur, pasi ai po punonte normalisht për kalendarin e vitit të ardhshëm artistik.


Mësohet se Kerni kishte përplasje të vazhdueshme me Ministrinë e Kulturës.


Kerni u emërua në këtë post në nisje të mandatit të qeverisë së majtë, kur Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të kreut të atëhershëm të TKOB, Zhani Ciko.


30 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)