

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Vjenë, 23 shkurt — Neue Freie Presse e këtij mëngjesi ka publikuar deklaratat e mëposhtme të mbretit Zog : "— Kam ardhur në Vjenë në mënyrë private dhe për të përfituar nga shkenca dhe aftësia e padiskutueshme e stafit mjekësor të kryeqytetit austriak. Unë jam thellësisht i zemëruar që gjenden këtu njerëz që, për fat të keq, e quajnë veten shqiptarë, dhe sjellin në tokën austriake, në mënyrën më kriminale, grindjet (mosmarrëveshjet) politike. Më lejoni, më në fund, të shpreh keqardhjen për vdekjen e mikut tim besnik, komandant Topallajt, i cili ra në krye të detyrës nën plumbat e vrasësve."