Nëse jeni mërzitur ne hamburgerët e zakonshëm ja ku vjen edhe versioni Guinness. Quhet ‘Glamburger’ dhe është hamburgeri më i shtrenjtë në botë, të paktën kështu thuhet nga restoranti që e ka servirur, ‘Honky Tonk’ në Londër. Çmimi i tij është 1400 euro.
Ingredientët janë padyshim shumë të kushtueshëm, dhe e gjithë ‘vepra e artit’ është zbukuruar me një fletë ari.
Ja çfarë përmban ‘Glamburger; 1400 eurosh: 220 gramë përzierje e mishit të viçit Kobe (racë shumë e njohur japoneze), 60 g mish dreri nga Zelanda e Re. Në qendër tartufi i zi, kripë aromatike nga Himalaja, karavidhe kanadeze, shafran iranian. Nuk mjafton me kaq. Për të përfunduar paninen luksoze edhe karavidhe, shurup panje, proshutë dhe havjar Beluga, një vezë rose e tymosur, majonezë dhe çaj i gjelbër japoneze.
7 tetor 2014 (gazeta-Shqip.com)