Një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës, pas një sherri banal mes dy grupe të rinjsh prej 5 vetash që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal të qytetit pranë zonës së njohur si ish-Fabrika e Qelqit.


Si rezultat i plagëve të marra nga goditjet me thikë ka humbur jetën Artur Kollçaku, 44 vjeç, ndërkohë kanë mbetur të plagosur tre persona një prej të cilëve i identifikuar si Elvis Kollçaku, djali i xhaxhait të viktimës si dhe Aldo Gryka dhe Sajmir Fikaj. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ndërkohë që mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.


Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit mes të rinjve.

24 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)