Katër persona janë arrestuar nga policia e Këlcyrës në fshatin Limar pas kanë tentuar të grabisin një banesë. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit Ervin Kano 26 vjeç, Ilmi Çaça 19 vjeç, Besjon Liçaj 24 vjeç dhe Anest Meshini 19 vjeç.
Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të vidhnin banesën e shtetases T.K, banuese në fshatin Limar, në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Gjatë kontrollit të policisë, në stanin e shtetasit Ervin Kano u gjet një armë zjarri model 63, si dhe një krehër me një fishek.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Përmet për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
24 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)