Një 57-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane është arrestuar sot në Vlorë.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin K. P., me banim në Tepelenë”, njofton policia.
Mësohet se shtetasi Kasem Piluri është dënuar me 10 vite burg në shtetin fqinj dhe do të ekstradohet aty pas kryerjes së procedurave.
“Shtetasi K.P ishte shpallur në Kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, në Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, në vitin 2017 e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike’”.