Kina nuk do të heqë dorë nga përdorimi i forcë për të luftuar kundër forcave indipendentiste të Tajvanit.
Kështu është shprehur presidenti kinez Xi Jinping, duke shpjeguar se Kina do të bashkohet me fqinjin e tij.
Pekini “ka të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme” kundër “forcave të jaashtme”, që veprojnë kundër ribaashkimit paqësor dhe “kundë aksioneeve separatiste”, ka paralajmëruar Xi në një diskutim solemn, që shënon 40-vjetorin e përmirësimit të lidhjeve mes vendeve.
Xi Jinping përsëriti thirrjen e Pekinit për bashkim paqësor në bazë të një sistemi të dy shteteve.
Xi Jinping: “Bashkimi është një kërkesë e pashmangshme për ripërtëritjen e popullit kinez. Tajvani duhet të kuptojë se pavarësia do të sjellë vështirësi. Marrëdhëniet me Tajvanin janë pjesë e politikës së brendshme dhe ndërhyrja e huaj është e patolerueshme.
Tajvani është i vetëqeverisur dhe de facto i pavarur, por kurrë nuk ka deklaruar zyrtarisht pavarësinë.
2 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)