“Samsung Galaxy Note 7” duket se ka shumë probleme. Raportohet se dy pajisje “Galaxy Note 7” kanë marrë flakë në Kinë.
Njëri nga personat që ka denoncuar djegien e “smartphone” të tij tha se telefoni nisi të nxehej, të dridhej dhe më pas shpërtheu duke nxjerrë tym të zi.
“Samsung” kontaktoi pronarin e këtij celulari, duke i propozuar që t’ia merrte aparatin në këmbim të rimbursimit, por ai nuk ka pranuar. Më pas ka reaguar një furnizues i kompanisë, i cili ka deklaruar se nuk ka qenë bateria shkak që telefoni ka marrë flakë.
“Samsung” lançoi “Note 7” në Kinë në datën 1 shtator. Dy javë më parë kompania tërhoqi nga tregu telefonin për shkak të problemeve me baterinë.
19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)