Një burrë në Kinë fitoi në lotari rreth 640 mijë euro dhe nuk i tha asgjë bashkëshortes së tij. Ai mendonte që të niste një jetë të re dhe beqar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Chonging të Kinës, ku Liu Xiang, nuk i tha asgjë bashkëshortes së tij dhe papritmas nisi procedurat për divorc.
Plani iu hodh në erë nga një miku i tij, i cili telefonoi zonjën e shtëpisë për ta uruar. Pas lajmit që mori gruaja e paditi bashkëshortin, duke kërkuar gjysmën e shumës së parave të fituara.
Gjykatësi vendosi që ajo të merrte një të katërtën e pasurisë, por burri mori përsipër që të paguajë të gjitha borxhet e akumuluara gjatë martesës, vetëm e vetëm që të marrë divorcin.
19 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)