Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit 1 persona ka rezultuar me COVID-19 në qytetin e Durrës. Mësohet se i infektuari është është një 73-vjeçar nga Kina, banues në lagjen nr.13 të qytetit. Ai momentalisht është izoluar në banesë dhe paraqitet në gjendje të qendrueshme.
Nuk dihet ende se ku mund ta ketë marrë virusin 73-vjeçari, ndërkohë që hetimi epidemiologjik është shtrirë në gjurmimin e rasteve. Pritet t’u bëhet tamponi të gjithëve personave që kinezi ka pasur kontakt.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfrimuar edhe 8 raste të reja me COVID-19 dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 803.
Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 rast në Durrës. Ndërkohë në vend janë shënuar vetëm 31 viktima dhe 68 % e pacientëve të infektuar janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 34 pacientë, vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.