Berisha
Energjia
Mbledhja e djeshme e Këshillit Kombëtar të Territorit të Republikës së Shqipërisë, nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, pati dje në qendër të saj miratimin e një sërë projektesh për ndërtimin e hidrocentraleve në zona të ndryshme të vendit. Nisur nga këto vendime, Berisha shpalli edhe premtimin se në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, PD-ja do të arrinte ta bënte Shqipërinë një lider në rajon për sa i përket energjisë. “Energjia është një ndër sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të vendit. Ka nisur ndërtimi i një serie HEC-esh dhe së shpejti nis investimi më madhor, që është kaskada e Devollit. Në mandatin e ardhshëm starton projekti Shqipëria lider, apo superfuqi energjetike në rajon, për energjinë e rinovueshme”, theksoi ai.