Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot dekretin e presidentit të vendit, Bujar Nishani për emërimin e Artan Brocit, si anëtar i Gjykatës së Lartë. Vendimi është marrë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e sotme.
Artan Broci u dekretua nga kreu i shtetit pas mbarimit të mandatit të anëtarit Fatos Lulo, i cili më pas u emërua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Broci ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe vitin e fundit ishte zgjedhur si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
29 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)