Komisioni i Ligjeve u mblodh sot për të përcaktuar procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në mbledhjen e sotme, me propozim të përfaqësuesit socialist të këtij komisioni, Fatmir Xhafaj u vendos që ditën e nesërme të mbahet një seancë dëgjimore për 9 kandidatët e parë në listë për anëtarë të KQZ dhe për kreun e tij.


Ndërkohë, kryetari i këtij komisioni, Ilir Rusmajli saktësoi se secili nga anëtarët e komisionit do ketë vetëm një pyetje në dispozicion për secilin kandidat. Ai theksoi se seanca dëgjimore do të mbahet ditën e nesërme nga ora 09:00-10:30.


2 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)