Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe komentet lidhur me emrat e komitetit teknik që po menaxhojnë situatën e koronavirusit. Pasi ka dëshuar shefen e Infektivit, Najada Çomon dhe shefin e Urgjencës, Skënder Bratajn, Rama ka kërkuar të dëgjojë edhe zv.ministren Mira Rakacollin.


Najada Çomo: Po ofrohen të gjithë barnat. Vëmendja mbahet e lartë.


Skënder Brataj: Numri i thirrjeve ka rënë shumë. Sot ka pasur 2035 telefonata. Janë ulur edhe vizitat, dhe të sëmurët që po trajtohen në banesë, na kërkojnë që të trajtohen vetë në banesë. Janë ndërgjegjësuar dhe nuk duan që të shkojnë në spital. Gjendja është nën kontroll.


Rama: Doktoreshë Mira se na çmendën se kush është kryetari e komitetit thoshin, e donin burrë por ne me gratë e bëjmë punën.