Kosova është një prej vendeve që kanë marrë masa të drastike si shkak i koronavirusit. Por ditën e sotme kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar sot se cilat do të jenë masat lehtësuese për këtë javë,  duke hequr kufizimet e vendosura  si shkak i pandemisë.


Prishtina ka vendosur të hapë edhe transportin urban, por me disa kufizime.


“Javën po e fillojmë me lehtësim të mëtejshëm të qarkullimit dhe hapje graduale të disa bizneseve. Prej sot, me orar të plotë po operojnë edhe autobusët e trafikut urban por me rregulla të reja dhe numër të kufizuar të udhëtarëve në 20. Përtej masave mbrojtëse kundër COVID-19 që po zbatohen në çdo autobus, secili udhëtar duhet të ketë edhe maskën. Bashkë do ia dalim. Javë të mbarë dhe shëndet!”-  ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.


Kujtojmë që deri më tani  në Kosovë ka 29 viktima,  985 të infektuar dhe 736 të  shëruar nga Covid-19.