Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias në përgjigje të kërkesës së opozitës greke ka sqaruar opinionin lidhur me bisedimet e zhvilluara në Shqipëri me homologun Ditmir Bushati. Kotzias ka deklaruar se çështja çame nuk është pjesë e diskutimeve në negociatat me palën shqiptare.
“Nuk ekziston çështja çame dhe sigurisht nuk përbën objekt diskutimi ndërmjet të dy palëve”, thuhet në sqarimin e Kotzias.
Kotzias ka thënë se bisedimet u fokusuan në çështje dypalëshe për të cilat kishte mosmarrëveshje apo kishin mbetur pezull për 70 vjet” dhe në këtë kuadër është shënuar progres esencial në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për këto çështje në dobi reciproke të të dy popujve dhe sipas rregullave dhe vlerave europiane.
29 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)