Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot planin orientues të veprimeve të punës për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, që do të mbahen më 23 qershor të vitit 2013.
Ndërkohë, KQZ-ja ka shtyrë për në mbledhjen tjetër pikën e dytë të rendit të ditës, që kishte të bënte me shqyrtimin e projekt-vendimin për mënyrën e bashkimit të qendrave të votimit, caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet.
Plani orientues i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmban hapat për përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe u miratua nga KQZ me 7 vota pro.
6 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)