Drilona-Hoxhaj, KQZKomisioni Qendror Zgjedhor ka nisur hapjen e pranimeve për të gjithë ekspertët kontabël të licencuar që kërkojnë të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara të partive politike për vitin 2012.


Përmes një njoftimi për shtyp zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj bëri të ditur se aplikimet e ekspertëve do të vijojnë deri më 15 maj duke shtuar edhe një sërë kriteresh, një nga të cilët është se personat që do të merren  me auditimin e financave të partive nuk duhet të kenë asnjë lidhje farefisnore e as krushqie deri në brezin e katërt me drejtues partish.


Kriteret për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël


1- Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar në 5 vitet e fundit.


2- Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.


3- Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.


4- Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.


5- Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.


1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)