OSBE: Të konstituohen pa vonesë parlamenti dhe qeveria e re
Herion Mesi
Pas certifikimit të tij ditë më parë nga Kolegji Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit. Në këtë mënyrë, pas një procesi të gjatë ankimor, që zgjati rreth gjashtë javë, 140 deputetë të parlamentit shqiptar marrin mandatin e tyre në parlamentin e ri që do konstituohet në shtator, ku mazhoranca e majtë ka zyrtarisht 83 mandate, ndërsa opozita e djathtë ka 57 mandate deputetësh.
Rezultatet
Nga rezultatet përfundimtare, koalicioni i majtë ka një epërsi të dukshme krahasuar me të djathtën, me mbi 300 mijë vota diferencë, ndërsa Partia Socialiste është renditur partia e parë në vend me 185 vota më shumë se demokratët. Konkretisht, pas rinumërimeve të zhvilluara si nga KQZ-ja ashtu edhe nga Kolegji, në përfundim rezulton se janë 313 227 vota më shumë që janë hedhur në kutitë e votimit nga qytetarët shqiptarë më 23 qershor në favor të koalicionit të majtë, krahasuar me koalicionin e djathtë. Në tabelat përfundimtare të zgjedhjeve, rezultoi që nga koalicioni i majtë, Partia Socialiste ka marrë 65 mandate deputeti, LSI-ja 16 mandate deputeti, PBDNJ-ja një mandat dhe Partia Kristian-Demokrate një mandat deputeti. Ndërsa, nga koalicioni i djathtë, Partia Demokratike merr 46 mandate deputetësh, Partia Republikanë pesë mandate, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet katër deputetë, Partia Demokristiane një deputet dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar një deputet. Në përqindje koalicioni i majtë, ASHE ka marrë 57,63 për qind të votave, ndërsa koalicioni i djathtë, APMI, 39,46 për qind të votave. Në 12 qarqe ka marrë 713 407 vota, (41,36%), ose 185 035 më shumë se PD-ja, që ka marrë 528 373 vota mesatarisht në përqindje 30,63% me 46 deputetë.
Deklarata e OSBE-së
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e ka mirëpritur përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, që u shënua paraditen e djeshme me shpalljen e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës. Një demokraci funksionale, e cila ishte një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime, mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend”, tha dje kryetari në detyrë i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton. Duke vijuar më tej në deklaratën e tij, ai shtoi se prezenca e OSBE-së do të vijojë të jetë aktive në punën e saj lidhur me zgjedhjet në vend, duke u bazuar, gjithashtu, edhe në gjetjet dhe rekomandimet e raportit të ardhshëm përfundimtar të misionit të OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Partia Socialiste
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj, kritikoi dje vonesën dhe procedurën e ndjekur nga komisioni. “Në përgjithësi dua të them se zgjedhjet ishin të mira, jo për meritë të KQZ-së, por të popullit shqiptar. Rezultati mund të dilte edhe më shpejt, por KQZ-ja zbatoi vendimet e humbësit. Paligjshmëria u vu në dukje dhe u hodh poshtë nga Kolegji. Me shpërndarjen e mandateve, përsëri ju e zvarritët gjendjen, gjë që mori përgjigje sërish nga Kolegji Zgjedhor”, tha Gjonçaj.
Partia Demokratike
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso, akuzoi të majtën se ka bërë gjithçka për t’i bërë të pamundur funksionimin normal KQZ-së. “Falënderim në emër të subjektit që përfaqësoj për mundin dhe përpjekjen tuaj për një proces zgjedhor të standardeve”, tha Kaso.
Rezultatet përfundimtare të mandateve
Qarku Berat, ASHE 6 mandate, APMI 2 mandate
Qarku Elbasan, ASHE 8 mandate, APMI 6 mandate
Qarku Fier, ASHE 11 mandate, APMI 5 mandate
Qarku Gjirokastër, ASHE 4 mandate, 1 mandat
Qarku Korçë, ASHE 7 mandate, APMI 5 mandate
Qarku Kukës ASHE 1 mandat, APMI 3 mandate
Qarku Lezhë, ASHE 3 mandate, APMI 4 mandate
Qarku Shkodër, ASHE 6 mandate, APMI 5 mandate
Qarku Tiranë, ASHE 19 mandate, APMI 13 mandate
Qarku Vlorë, ASHE 8 mandate, APMI 4 mandate
Votat e marra nga çdo parti më 23 qershor
Aleanca për Shqipërinë Europiane
3. Aleanca Popullore 8927 vota
4. Partia Mendimi i Djathtë Liberal 1210 vota
5. Partia e Punës së Shqipërisë 955 vota
6. PBDNJ 14.722 vota
7. Partia Ligj dhe Drejtësi 2489 vota
8. Partia Unitetit Kombëtar 513 vota
9. Partia Socialiste e Vërtetë 91 6135 vota
10. Partia G 99 2977 vota
11. Partia Shqiptare Atdheu 555 vota
12. Partia Pajtimit Kombëtar 545 vota
13. Partia Komuniste e Shqipërisë 901 vota
14. Partia e Gjelbër 2084 vota
15. Partia e Punës e Shqipërisë 623 vota
16. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 489 vota
17. Partia Rruga e Lirisë 808 vota
18. Aleanca Arbnore Kombëtare 3575 vota
19. Partia Demokracia Sociale 11891 vota
20. Partia Kristian-Demokrate 7993 vota
21. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi 728 vota
22. Partia Ambientaliste 452 vota
23. Partia e Çështjeve Shqiptare 476 vota
24. Partia Reformave Demokratike 1371 vota
25. Partia Komuniste e Shqipërisë 1352 vota
26. Lëvizja Socialiste për Integrim 180470 vota
27. Partia Socialpunëtore Shqiptare 2174 vota
28. Partia Demokrate për Integr. 4550 vota
29. Partia Socialiste e Shqipërisë 713407 vota
30. Partia për Mbroj. Emigrantëve 2275 vota
31. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 508 vota
32. Partia Personat me Aftësi të Kuf. 459 vota
33. Partia Aleanca Demokristiane 905 vota
34. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare 316 vota
35. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë 10.220 vota
36. Partia Ardhmëria Shqiptare 2284 vota
37. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë 287 vota
38. Partia Socialiste e Moderuar 3119 vota
39. Partia Lëvizja Demokratike 1159 vota
Gjithsej 993904 vota
Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim
40. Aleanca për Demokraci dhe Sol. 1065 vota
41. Partia Demokracia e Re Europiane 970 vota
42. Aleanca Demokratike 1384 vota
43. Partia Emigracioni Shqiptar 2325 vota
44. Partia Demokratike 528373 vota
45. Partia Republikane Shqiptare 52168 vota
46. Partia Minoriteti Etnik Grek 3305 vota
47. Partia e të Drejtave të Mohuara 554 vota
48. Partia Ora e Shqipërisë 770 vota
49. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 5429
50. PDIU 44957 vota
51. Balli Kombëtar Demokrat 2242 vota
52. Partia e të Drejtave të Mohuara 550 vota
53. Partia Lëvizja e Legalitetit 6089 vota
54. Partia Demokristiane e Shqipërisë 13288 vota
55. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare 635 vota
56. Partia Lëvizja Shqipëria e Re 2320 vota
57. Partia Balli Kombëtar 4868 vota
58. Bashkimi Liberal Demokrat 2681 vota
59. Partia Bashkimi Pop. Pensionisteve 406 vota
60. Partia Konservatore 633 vota
61. Partia Lidhja Demokristiane 1190 vota
62. Partia Agrare Ambientaliste 2640 vota
63. Aleanca e Maqedonasve 1229 vota
64. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 606 vota
Gjithsej 680677 vota
65. Aleanca Kuqezi 10196 vota
66. Fryma e Re Demokratike 29310 vota
67. Arben Qamil Malaj 3044 vota
68. Dritan Vlash Prifti 6164 vota