Dy kandidatët më të votuar nga ana e komisionit të ligjeve për kryetarin e ri të KQZ-së i janë dërguar ditën e sotme kuvendit për t’i votuar.


Nga katër kandidatët e përzgjedhur pas disa orëve të seancës dëgjimore të zhvilluar një ditë më parë në këtë komision, Marsida Zhaferllarin, Endrit Rekën, Lefteri Lleshin dhe Haki Mustafën të cilët për arsye të shumicës në këtë komision janë të përzgjedhur nga mazhoranca, vetëm dy prej tyre kanë marrë miratimin edhe të opozitës dhe janë pikërisht dy gra.


Marsida Xhaferllari dhe Lefteri Lleshi janë dy kandidatet potenciale për kreun e ri të KQZ, institucioni i rëndësishëm që do të bëjë monitorimin dhe drejtimin e zgjedhjeve të rëndësishme të vitit të që vjen. Për herë të parë, 1 femër duket se do të jetë në krye të KQZ, kjo pasi dy kandidaturat e përzgjedhura të votohen në kuvend ku do të duhen të paktën 71 vota për të vendosur për njërën prej tyre.

4 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)