Pedagogu i Elbasanit Denis Himçi është lënë në arrest me burg pa afat nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai i kërkoi favore seksuale një studenteje në Elbasan në këmbim të notave.

Rasti u denoncua me anë të një videoje në media, të cilën e kishte xhiruar vetë studentja ndërsa Denis Himçi u arrestua fill pas denoncimit. Ndërkohë Universiteti i Elbasanit u distancua nga ngjarja duke e pezulluar nga detyra.

Në fillim çështja ishte tek Gjykata e Elbasanit, e cila fillimisht e la në arrest me burg por më pas shpalli moskompetencë dhe i kaloi Krimeve të Rënda. Pedagogu Himçi akuzohet për Ushtrim i ndikimit të paligjshëm korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

[gallery ids="875235,875234,875233,875232,875231,875229,875228"]