meta-1Ka përfunduar sot në Tiranë konferenca dy ditore e nivelit të lartë “Sfidat e institucioneve të Ombudsmanit përballë flukseve të përziera migratore”.


Ky aktivitet u përmbyll me një deklaratë të përbashkët, ku Ombudsmanëve zotohen të monitorojnë dhe ushtrojnë presion pozitiv ndaj shteteve tranzitore dhe pritëse të flukseve migratore për respektimin e të drejtave të tyre.


I pranishëm ka qenë edhe kryeparlamentari Ilir Meta, i cili në fjalën e tij, vuri theksin te mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli që çdo aktor shtetëror dhe civil, në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duhet të luajë në këtë “aksionin prioritar”.


“Shqipëria tashmë është e vendosur në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Dhe ne e kemi bërë të qartë që prej fillimit të krizës, se vendi ynë nuk beson në ngritjen e mureve. Shtetet dhe aktorët ndërqeveritarë rajonalë e ndërkombëtarë duhet të bëjnë çdo përpjekje që politikat dhe veprimet e ndërmarra të zbatojnë standardet dhe detyrimet që burojnë nga legjislacioni në fushën e të drejtave të njeriut”, deklaroi Meta.


8 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)