Foto ilustrative


Sërish episode të dhunës në familje. Ende pa u shuar jehona e krimit makabër në fshatin Xhafzotaj, ku 80-vjeçari Shaban Norja i preu kokën 18-vjeçares Ajshe Vata dhe rasti i 48-vjeçarit nga Durrësi që i çau kafkën me çekiç nënës së dy fëmijëve të tij, një tjetër rast i dhunshëm është regjistruar në Krujë. Një burrë ka plagosur të shoqen me sëpatë, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.


Burime nga policia e Krujës bëjnë me dije se mbrëmjen e së shtunës 34-vjeçari Bashkim Zogu pas një grindje për motive xhelozie, ka plagosur me sëpatë bashkëshorten e tij 21-vjeçare Flutura Zogu. Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonin. E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit ushtarak në Tiranë, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë. Ndërkaq efektivët e policisë kanë vënë në pranga 34-vjeçarin Bashkim Zogu, arrestim i cili është bërë i mundur gjatë ditës së sotme.


21 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)