DrogeFinalizohet me sukses në Durrës operacioni i koduar “Gramëz”,  ku sekuestrohet 50 kg hashash, armë dhe arrestohen 3 persona.  Në pranga kanë rënë shtetasit Fran Caka 62 vjeç , banues në Gramëz, Krujë; Artan Caka  37 vjeç , banues në Gramëz,  Krujë;Xhevalin Saka 40 vjeç, banues në Gramëz,  Krujë.


Arrestimi i tyre u bë pasi m ë datë 9 prill 2016, në fshatin Gramëz, Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve, Xhevalin Saka dhe Fran Caka, si edhe në automjetin tip BMË me targa  AA 563 JJ, në pronësi të shtetasit Artan Caka,  iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 50 kg lëndë narkotike e dyshuar e  llojit Cannabis Sattiva; një armë gjahu pa leje; një gjerdan me 6 fishekë; mjeti tip “BMË”, me targa AA 563 JJ dhe një motoçikletë;  6 aparate telefoni celularë.


Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, në bashkëpunim.



10 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)