 Njësia Nr.8 në Tiranë ishte ndalesa e radhës për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, në turin e takimeve sensibilizuese për protestën e opozitës më 27 janar.
Njësia Nr.8 në Tiranë ishte ndalesa e radhës për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, në turin e takimeve sensibilizuese për protestën e opozitës më 27 janar.
Kryemadhi ka ripërsëritur thirrjen për bashkim në tubimin opozitar, duke e argumentuar ftesën me atë që e quajti një vjedhje të re të qeverisë Rama dhe këtu e vendosi theksin tek projekti për aeroportin e Vlorës.
“Ka pafundësisht probleme dhe arsye që të dalim në 27 janar për të protestuar. Sot shqiptarëve ju janë vjedhur 100 milion euro të tjerë. Qeveria dhe kompani turke kanë bërë një kontratë që është në kurriz të shqiptarëve”, tha Kryemadhi.
Sipas kryetares së LSI shqiptarët “duhet që të përmbysin këtë klasë politike dhe të sjellin njerëz të rinj që punojnë për të ardhmen e Shqipërisë”.
“Sot nuk është koha për moral,sot është koha për të vepruar, për të biseduar me njerëzit, për t’i ftuar të gjithë që në datën 27 të jemi në protestë. E them këtë për të protestuar jo për flamujt politikë, por si qytetarë, për tu treguar atyre që s’kanë sy dhe veshë, se nuk mund të bësh ç’të duash me shqiptarët. Gratë kanë një arsye më të madhe për të protestuar, pasi të gjithë të rinjtë po largohen dhe kjo është një gjë shumë e dhimbshme”, deklaroi Kryemadhi.
24 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)